E FUNDIT/ Zhbllokohet sfida, Monchengladbach-Man City (VIDEO)
Trukimet, Superliga jashtë radarit të UEFA-s
Për herë të parë në 4 sezonet e fundit Superliga Shqiptare pas fazës së parë i ka shpëtuar radarit të UEFA-s dhe deri tani asnjë nga 45 ndeshjet e luajtura nuk është përfshirë në dosjet e sfidave të dyshuara për trukim që insistucioni i lartë i futbollit europian përpilon gjatë cdo fundjavë ne kampionatet e kontinetit, raporton "Sport News".

"Radari" është një platformë teknologjike sipas së cilës një zyrë e posaçme në Nyon verifikon shumat e luajtura në kompanitë e basteve për të gjithë ndeshjet europiane dhe në rast se e njëjta strukturë konstaton se për ndeshje të vecanta janë luajtur shuma të pakontrolluara në favor të së njëjtës shenjë finale atëherë ajo sinjalizon federatën përkatëse duke e konsideruar të njëjtën ndeshje si një opsion real për të hapur një trukim të nevojshëm.

Kampionati shqiptar ka qënë në qëndër të këtij radari për sasinë e ndeshjeve sidomos dy sezone më parë, por mesa duket gjatë këtij edicioni klubet shqiptare janë ndërgjegjësuar duke mos preferuar që financimet të vijnë më nga burime të paligjshme që dëmtojnë imazhin dhe lojën.

Në nëntë javët e para klubet mesa duket kanë qënë eksluzivisht të interesuara për pastërtinë e garës dhe duke qënë se objektivat e shumicave të klubeve janë madhorë në renditje kanë snobuar rrjetet e ndryshme ilegale duke i dhënë një bonus besimi këtij kampionati.

Kategoria Superiore e këtij sezoni është konsideruar ndër më të luftuarat pse jo në 20 vitet e fundit dhe duke qënë se konkurrenca është rritur në mënyrë të ndjeshme sfidat kanë pasur interes maksimal.

Besimi i ofruar në këtë fazë të parë ka rritur ndjeshëm dhe numrin e tifozëve nëpër stadium dhe një mesatare virtual pas kësaj faze tregon se të pranishmit nëpër shkallë kanë qënë dy herë më shumë se e njëjta periudhë në sezonin e shkuar. Të paktën 6 ekipe pretendojnë gjëra madhore në fund të kampionatit ndërsa 4 ekipet e vendeve të fundit duan të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën.


Tifozët janë ende skeptikë në lidhje me pastërtinë e garës deri në fund por burimet pranë FSHF-së bëjnë të ditur se nëse ky trend pastërtie ruhet deri në fund ky do të jetë një ndër edicionet më të ndershme të futbollit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori