Vëllai i kryeministrit drejtor te Partizani? Ja përgjigja e tij
Pëlqej
Po qarkullojnë zëra se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit mund të marrë rolin e drejtorit te Partizanit.

Kjo pasi ditën e djeshme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit nisi kursi për Drejtor Sportiv, ku mes personave të pranishëm ishte edhe vëllai i kryeministrit të vendit.

Por ai nuk kamohuar asgje ku në jë prononcim për Top-Channel ai tha: “Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj diçka më shumë. E kam thënë gjithmonë që jam sportdashës. Partizani vitet e fundit ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”.

A ndikon fakti që është vëllai i kryeministrit të vendit… “Nuk ka lidhje aspak .Ajo që më bashkon mua me Kryeministrin është vetëm pasioni për basketbollin”, tha Olsi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori