Goli 3-pikësh i Gjergji Muzakës, në sfidën e djeshme mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ngriti në peshë tifozërinë
korçare, por një incident bëri që festa të ndalej në mes.
Vëllai i futbollistit të Skënderbeut,
Tefik Osmani,
Sokoli u rrëzua nga tribuna dhe ra pas pankinës
korçare, duke bërë që të dërgohej me urgjencë në spital.
Aktualisht raportohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe nën kontrollin e mjekëve, ndërsa paraditen e sotme,
Sokoli është transportuar me helikopter drejt Tiranës, ku po merr një trajtim më të specializuar.
Kujtojmë që
Tefik Osmani ishte titullar në takimin e djeshëm dhe menjëherë pas incidentit, u zëvendësua nga trajneri Daja, për të shkuar pranë të vëllait, në urgjencën e Korçës./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018,
ora 12:00