Vizita e Papës ndryshon Kategorinë Superiore
Pëlqej
Vizita e Papës në Shqipëri ka bërë që institucioni i futbollit shqiptar të anulojë çdo aktivitet më 21 shtator. Dje sektori i garave në FSHF ndryshoi kalendarin, në një kohë që më parë kishte programuar tri ndeshje ditën e dielë.

Java e pestë do të luhet vetëm të premten dhe të shtunën. Dy ndeshje do të zhvillohen më 19 shtator, pikërisht Partizani-Teuta dhe Skënderbeu-Kukësi që do të luhen në orën 19:00. Tri ndeshjet e tjera do të zhvillohen të shtunën dhe do të kenë të njëjtin orar: 14:00. Bëhet fjalë për çiftet Elbasani-Flamurtari, Vllaznia-Apolonia dhe Laçi-Tirana.

Ndërkohë, nuk dihet nëse gjatë të dielës do të zhvillohen ndeshjet e kampionatit të moshave U-17 dhe U-19. Gjasat janë që të mos luhet vetëm në kryeqytet, por megjithatë nuk ka një vendim zyrtar.

Në ditët e ardhshme sektori i garave në FSHF do të vendosë për datën e fillimit të Kategorisë së Parë dhe Kupës së Shqipërisë, të cilat janë shtyrë për shkak të problemeve që kanë klubet me infrastrukturën dhe detyrimet e prapambetura. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori