Vjen fitorja e parë në Spanjë, Skënderbeu mposht Freiburg-un
Pas 3 humbjeve radhazi, Skënderbeu ka arritur më në fund të provojë shijën e fitores në tokën spanjolle, atje ku skuadra korçare po zhvillon edhe fazën përgatirore. Sot, kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën gjermaneFreiburg.

Djemtë e Mirel Josës kanë zhvilluar një ndeshje pozitive duke fituar me meritë të plotë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë, si skuadra nga Bundesliga e parë gjermane.

Korçarët e nisin menjëherë vrullshëm dhe nisin të sulmojnë skuadrën gjermane. Megjithatë Freiburg fiton terren në minutat në vazhdim dhe spostohet në gjysëmfushën korçare.

Goli vjen në minutën e 22-të me autor Gerard Prognin. Pas një gabimi fatal nga ana e mbrojtësave të Freiburg, përfiton Olainka i cili pason për Prognin, dhe ky i fundit i gjendur i vetëm përballë portierit nuk e ka aspak të vështirë te realizojë.

Në shifrat 1-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para. Në pjesën e dytë Skënderbeu nuk e uli ritmin dhe vazhdoi të tregojë se kërkonte fitoren në këtë takim. Sulmet e Freiburg ishin të vakta dhe pa kërcënim për portën e mbrojtur nga Orges Shehi.

Gjatë fraksionit të dytë, Skënderbeu kishte edhe dy mundësi të mira me Sefën dhe Lilajn të cilët mund të dyfishonin rezultatin por u treguan të pa saktë para portës.

Mbyllet gjithçka 1-0 dhe korçarët arrijnë një fitore të rëndësishme e cila do t’i shërbeje edhe për moral Skënderbeut pasi vinte pas 3 humbjeve radhazi. /albeu.com/


Shtuar më 14/01/2015, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori