Vjen humbja e parë në shtëpi për Pacult, Kamza i jep leksion futbolli (VIDEO)

Pëlqej
Peter Pacult nuk ka arritur të kthejw në shtëpi, që deri para pak muajsh e kishin kthyer stadiumin e tyre në një fortesë të pamposhtur.

Një gol i shënuar nga Rezi në minutën e 70, rezultoi vendimtar në këtë takim, që pa kamzalinjtë të largoheshin me 3 pikë dhe Kukësin të dështojë të ndezë festën në ‘Zeqir Ymeri’.

Në minutat në vijim, Kukësi e rriti intensitetin dhe arriti të godasë edhe shtyllën, me anë të Donjet Shkodrës, por pa arritur të ndryshojë shifrat e rezultatit. Kjo ishte edhe humbja e parë për skuadrën e Kukësit, nën drejtimin e Peter Pacult, që erdhi me shumë bujë në fund të vitit të kaluar, për të zënë vendin e serbit Milinkoviç./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori