Vllaznia kërkon një tjetër futbollist nga Palermo
Pëlqej
Pas afrimit të uruguajanit Sosa nga skuadra e Palermos, Vllaznia po synon të tjera afrime nga klubi siçilian. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të cilat lajmëruan dhe huazimin e sulmuesit pak ditë më parë, një tjetër emër i ekipit nga "Renzo Barbera" lidhet me skuadrën shkodrane.

Ai është mbrojtësi Davide Monteleone, 19 vjeç, për të cilin ditët e fundit ishte interesuar dhe klubi i Vicenzas, që aktualisht luan në Lega Pro. Ai aktivizohet në rolin e mbrojtësit dhe është një produkt i akademisë së Palermos.

Skuadra siçialiane duke parë stepjen e klubit bardhekuq po mendon ta huazojë atë te Vllaznia, me skuadrën shkodrane që vazhdon të kërkojë përforcime në merkato duke dashur të shfrytëzojë në maksimum këto ditë të fundit.

Mendohet se palët mund të arrijnë një marrëveshje këto ditë dhe Baldo Rainieri mund ta ketë në dispozicion futbollistin që këtë të hënë nëse do të arrihet të mbyllet me sukses marrëveshja mes palëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori