Seanca stërvitore e paradites së të enjtes ishte e fundit për Vllazninë në
Malin e Zi.
Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka përfundoi minifazën e dimrit në Ulqin dhe tashmë kthehet në
Shkodër, për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve, përpara rifillimit të aktiviteteve zyrtare. Sipas stafit teknik të kuqebluve, përgatitjet u mbyllën me sukses, me të gjithë lojtarët që janë në gjendje të kënaqshme dhe kanë marrë ngarkesën e nevojshme fizike.
Ajo që ka më tepër rëndësi është integrimi i në skuadër i katër përforcimeve të merkatos, nga Renato Malota, Sedat Berisha dhe Ergys Mersini në mbrojtje, për të vazhduar me Xhehavir Sukajn në sulm. Garanci e fituar në mbrojtje dhe kualiteti i shtuar te
skuadra në përgjithësi dhe në sulm në veçanti. Rikthimi në shtëpi i Xhehavir Sukajt përveç shpresës për golat që i nevojiten ekipit në garën për mbijetesë ka shërbyer edhe në aspektin psikologjik.
I vetmi aspekt që stonoi gjatë përgatitjeve në
Malin e Zi ishin miqësoret, ku përveç testit me Vllazninë B, kuqeblutë nuk arritën të siguronin një kundërshtar të dytë. Për këtë arsye, u arrit marrëveshja për të luajtur me Tërbunin, këtë të premte në
Shkodër. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018,
ora 15:26