Vllaznia: Refik Halili u godit nga tifozët tiranas
Pëlqej
Dy orë pas ndeshjes së djeshme, Futboll Klub Vllaznia ka dalë me një deklaratë për shtyp përmes Administratorit Neritan Kalamishi. Drejtuesit e klubit shkodran dënojnë dhunën, ndërsa akuzojnë për këtë tifozët e Tiranës.

Kalamishi sqaroi se donatori i Tiranës, Refik Halili, është goditur nga vetë tifozët bardheblu dhe jo nga ata vendas.

"Dënojmë në mënyrën më të ashpër sjelljen prej rrugaçësh të tifozëve të Tiranës, të cilët kanë goditur tifozët e Vllaznisë, policët, fëmijët e akademisë etj. Nga radhët e tifozëve tanë, një prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën, pasi është therur me thikë nga tifozët miq. Po ashtu, janë disa policë që gjenden të shtruar në ambientet e spitalit të qytetit. Ne disponojmë pamjet filmike, foto dhe fakte të tjera, të cilat do t’u jepen organeve përkatëse në momentin më të parë. Për të qetësuar huliganët e ekipit mik ka zbritur nga tribuna edhe vetë presidenti i Tiranës, Refik Halili, por ai është çarë në kokë me mjete të forta nga tifozët e këtij ekipi. Në rrethana të tilla, natyrisht që jemi të indinjuar nga një sjellje e tillë vagabondësh e këtij grupimi të vogël tifozësh të Tiranës, të cilët vetëm tifozë futbolli nuk janë dhe që nuk i bashkon asgjë me lojën e bukur të futbollit", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga klubi shkodran. /albeu.com/



Shtuar më 12/09/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori