Xhelali takohem me lojtarët e Kamzës dhe iu analizon ndeshjen me "Gjicin"
Pëlqej
Kamza iu rikthye stërvitjeve duke lënë pas humbjen ndaj Kukësit. Ajo ka nisur me një analizë nga vetë kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili ka qenë që në momentin e parë të saj.

“Deri në minutën e 55-të, skuadra e Kamzës ka luajtur shumë mirë dhe kam qenë i kënaqur nga loja e saj, ndërsa më pas nuk e kuptova pse ra aq shumë loja e ekipit tonë. Ne duhej ta shfrytëzonim lojën e dobët të ekipit kundërshtar dhe nuk duhej të dilnim pa pikë që andej”, ka thënë Mziu para lojtarëve.

Duke vijuar, ai u tha lojtarëve: “Halili, ke parë që një kryetar bashkie të vijë në analizën e ekipit meqë je lojtari me përvojë të gjatë. Prandaj jam këtu, për t’iu treguar se më keni mbështetje gjatë gjithë sezonit. Ndihmesa nga ana jonë nuk do t’u mungojë, ndërsa detyra juaj është të plotësoni objektivat që ne i kemi vënë vetes për këtë sezon”, ka përfunduar Mziu. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori