Young Boy's - Skënderbeu, formacioni i mundshëm i korçarëve
Pëlqej
Skënderbeu në Bernë do të përballet me Young Boysin. Korçarët janë tashmë të eliminuar nga Liga e Evropës, por takimi i sotëm vlen për të arkëtuar shuma të konsiderueshme në akrat e klubit, për të reklamuar talentet e ekipit, si dhe për të rritur koeficientin, që do ta ndihmonte në shortin e vitit të ardhshëm.

Trajneri Daja është në një emergjencë totale në repartin e sulmit, pasi i mungojnë të tre qendërsulmuesit, Soëe dhe Nespor të dëmtuar, ndërsa James nuk arriti të pajiset me vizë.

Me siguri se në fushë do të jenë të gjithë lojtarët e rinj, që janë paraqitur mirë në takimet e fundit dhe që do të reklamohen në praninë e shumë agjentëve të futbollit, që do të mbushin shkallët e stadiumit të kryeqytetit zviceran.

Formacioni i mundshëm: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Osmani, Taku, Lilaj, Gavazaj, Sahiti, Nimaga.
Takimi Young Boys-Skënderbeu do të startojë në orën 19:00. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2017, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori