Tirana rikthehet në Superiore, pas një viti në Kategorinë e Parë.
Trajneri, Ze Maria, ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:45 me Kamzën.
Trajneri i bardhebluve shprehet se ekipi është gati dhe synon
vetëm fitoren në këtë takim.
“Jemi gati për nisjen e kampionatit. E thashë më
herët se ajo disfatë me Prishtinën ishte
vetëm një ditë e keqe për ne. Ishte normale, pasi ishim të ngarkuar fizikisht. Tashmë nuk kam asnjë shqetësim. Jemi gati për Superioren.
Duhet të përpiqemi të fitojmë, njerëzit nuk e pranojnë vendin e dytë këtu.
Nëse duam të fitojmë, duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë në fushë. Duhet të luftojmë për të marrë rezultatet e duhura. Kamza ka ndryshuar, por duhet të merremi me veten tonë, të fitojmë. Duhet të tregojmë forcë dhe dëshirë për ta bërë këtë.
Objektivat? Kur mbron këto ngjyra, duhet të luftosh që t’i fitosh të gjitha ndeshjet. Është
herët të flasim se çfarë do të arrijmë, sepse
vetëm fillimi. Unë i garantoj për një gjë tifozët: do të japim maksimumin.
Nëse nuk ndodh kështu, asnjë lojtar nuk luan me mua. Çdo ndeshje do kërkojmë ta fitojmë, pavarësisht vështirësive.
Klubi më ka siguruar lojtarë me kualitet, por të ardhurit kësaj vere duan kohë të përshtaten. Ata janë stërvitur ndryshe në ekipe të tjera. Sigurisht doja një sulmues, pasi Ngo nuk është gati, do edhe një muaj të jetë aktiv. Moçka ka ardhur tani. Pas ndeshjes së tretë do ta shihni Tiranën e vërtetë.
Do të isha i lumtur
nëse do të bënim ndeshje të mira që në fillim, por me rëndësi janë pikët. Do shihet hap pas hapi
nëse jemi skuadra më e mirë në letër. Ndaj Tiranës japin më shumë se 100% të gjithë, pasi është klubi më i madh. Rivalët duan ta tregojnë veten ndaj Tiranës, ndaj duhet të jemi të përgatitur.
Derbi? Është ende
herët për të menduar për Partizanin. Do të nis të mendoj për të
vetëm pas ndeshjes me Skënderbeun. Nuk e di çfarë ka ndodhur më përpara, por ka kohë deri në derbi”.
Shtuar më 17/08/2018,
ora 15:06