Zeqiri e Shameti, mungesat afatgjate te Kukësi
Pëlqej
Sikur të mos mjaftojë humbja ndaj Skënderbeut, Kukësi përgatit sfidën ndaj Lushnjes me mungesa të mëdha. Mladen Milinkovic ka marë lajme të këqija nga infermieria, pasi jo vetëm në sfidën ndaj lagunarëve, por për një kohë më të gjatë ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm. Qendërmbrojtësi Ylli Shameti ende ndjen dhimbje në këmbën e djathtë, dhe rikthimi i tij në fushë mbetet i papërcaktuar.

Gjirokastriti që u largua nga fusha në sfidën me Lacin, nuk mundi të rikuperojë për duelin me Skënderbeun dhe tashmë rrezikon të mungojë për një periudhë akoma më të gjatë.

Këmba nuk i është përgjigjur dëshirës së 33-vjecarit, që duhet të presë akoma për t’u rikthyer i gatshëm nën urdhërat e trajnerit Milinkovic. Lajm i keq vjen edhe nga mesfushori Hair Zeqiri, i cili ka probleme në aduktorët e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë për një periudhë 3 javore, raporton SuperSport. Mesfushori vlonjat vuante nga ky dëmtim edhe përpara sfidës me Partizanin, ku sakrifikoi për të qënë në fushë, një vendim që duket të ketë sjellë pasoja për kampionët. Megjithatë në morinë e lajmeve të këqija vjen dhe një i mirë për Kukësin, pasi Elis Bakaj ka lënë pas dëmtimin për të qënë i gatshëm nën urdhërat e trajnerit. Sulmuesi kryeqytetas do të rikthehet ditën e hënë nën urdhërat e Milinkovic, për të qënë një alternativë më shumë për transfertën e Lushnjes ditën e enjte.
Shtuar më 08/10/2017, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori