Zyrtare: Partizani-Tirana më 12 Tetor
Më në fund vendoset data për derbin e shumëpritur të kryeqytetit Partizani-Tirana. Supersfida e javës së 7 të Kategorisë Superiore do të luhet më datë 12 Tetor në orën 20.00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Me një deklaratë zyrtare FSHF bëri të ditur caktimin e datës të kësaj sfide duke marrë dhe miratimin e klubeve.

Ndryshe nga ndeshjet e tjera të javës së 7, derbi i kryeqytetit nuk do të luhet këtë fundjavë, pasi ndërkombëtari "Qemal Stafa" duhet të ruhet në gjendjen më të mirë për sfidën deçizive të eleminatoreve të Botërorit Brazil 2014 ndaj Zvicrës.

Për këtë arsye ishte menduar fillimisht që derbi të zhvillohej më datë 13, por ky vendim hasi në kundërshtëmin e drejtuesve të Partizanit të cilën pretendonin se dy qendërmbrojtësit

Rrahmani dhe Premçi në atë periudhë do të jenë të grumbulluar me përfaqësuesen e 21- vjeçarëve që do të luajë më datë 15 Tetor ndaj Bosnje Hercegovinës. Për këtë arsye drejtuesit më të lartë në qeverinë e futbollit vendosën që derbi të luhet më datë 12 Tetor ora 20:00, 24 orë pas sfidë Shqipëri-Zvicër. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori