Mendohej se ishte shakaja e 1 prillit por më pas rezultoi se ishte një lajm i vërtetë. Daniel
Pedrosa, piloti i Hondas në Moto GP është
arrestuar të shtunën me akuzën e tjetërsimit të
analizave për të marrë patentën e
drejtimit të një mjetit ujor.
Sipas medjave policia spanjolle ka
arrestuar rreth 20 persona të cilët kanë shprehur dëshirën për t'u bërë kapiten të ndonjë jahti.
Pedrosa është lënë i lirë por hetimet do të vazhdojnë për të qartësuar pozicionin e tij dhe të personave të tjerë të
arrestuar bashkë me të. Sipas policisë organizata kriminale u ka kërkuar këtyre personave një shifër prej 2000 - 2500 euro për të marrë patentën e
drejtimit të një jahti ose për t’ju shpëtuar
analizave. Gjithsesi
Pedrosa pasi u ka kërkuar falje fansave të tij për këtë veprim, ka theksuar se do të jetë në pistë me 8 prill në Katar, në garën e parë të këtij sezoni në MotoGP, garë kjo që do të transmetohet direkt në Top Channel. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 12:44