Cirkuiti i Misanos merr emrin "Marco Simoncelli"
Pista e Misanos në Itali do të mbajë emrin "Marco Simoncelli". Kështu ka vendosur me unanimitet votash Këshilli Administrativ i "SantaMonica Spa", një nga shoqëritë që ka në pronësi cirkuitin.

“Vendosëm që pista e Misanos të marrë emrin Marco Simoncelli në kujtim të pilotit të ndjerë, familjes së tij dhe mijëra fansave dhe sportistëve në të gjithë botën që admironin guximin dhe personalitetin e Simoncellit. Jemi të lumtur që këtë impiant do e lidhim me një njeri të shkëlqyer”, u shpreh Presidenti i Shoqërisë, Luca Colaiacovo.

Pista ndërkombëtare e Misanos është ndërtuar në vitin 1969 dhe ndodhet në Rimini.

Marco Simoncelli, pilot i Moto GP, humbi jetën tragjikisht në garën e Çmimit të Madh të Sepangut, në Malajzi. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori