Napoli nuk ka ndërmend të ndalet në Serinë A. Skuadra e Sarrit ka vuajtur vetëm për të gjetur golin e avantazhit, i cili në fakt erdhi vetëm në pjesën e dytë me anë të Lorenzo Insignes (67').
Sfida rezultoi ashtu siç e parashikoi edhe Hysaj në përfundim të pjesës së parë, e vështirë për t'u zhbllokuar. Golin e dytë e shënoi i përhershmi
Gonzalo Higuain, pas një
aksioni spektakolar me
Hamsik dhe Insign-en. Ndeshje shumë pozitive edhe për Hysajn, raporton Albeu.
Napoli pati mundësi të mira shënimi edhe pas golit të dytë, ndërkohë që Verona pretendoi për një 11-metërsh, pas një shtyrje të Hysajt në zonë. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015,
ora 14:31