102 pikë, sezon rekordesh për Juven (VIDEO)
Juventus e ka mbyllur në mënyrën më të bukur të mundshme sezonin 2013-2014 në Serie A. Kampionët e Italisë mposhtën 3-0 Cagliarin duke kaluar kuotën e 100 pikëve, plot 102, rekord në futbollin italian.

Skuadra e Contes e nis me shumë vrull ndeshjen duke gjetur të tre golat që në pjesën e parë me autor Pirlo, Llorente dhe Marchisio (9, 15, 40).

Në dy takimet e tjera të orës 15.00 Genoa mposhti Romën 1-0, ndërsa Catania, ekiup që ka rënë në Serie B, fitoi 2-1 përballë Atalantas. /albeu.com/


Catania 2 - 1 Atalanta
Genoa 1 - 0 Roma
Juventus 3 - 0 Cagliari
Shtuar më 18/05/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori