Një tifoz 13-vjeçar i
Villareal, i quajtur
Gohan, i cili vuan nga një formë agresive e kancerit, i kishte rrëfyer infermieres në spital se ëndërronte të luante për ekipin e tij të zemrës në stadiumin "El Madrigal".
Dhe ëndrra e tij u bë realitet të mërkurën në mbrëmje në një ndeshje bamirësie kundër Celtic.
Gohan me fanellën me numër 12
luajti topin e parë të
ndeshjes, madje realizoi edhe një gol.
Gjithë paratë e grumbulluara nga ndeshja do të shkojnë për një kërkim shkencor 3-vjeçar që synon të ndihmojë fëmijët e prekur nga sëmundja e
Gohan. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014,
ora 10:39