Barcelona nuk ka përsëritur gabimin e rivalëve të Realit të Madridit në Kupën e Mbretit, teksa
katalanasit janë kualifikuar ditën e sotme në fazën e 1/16-ve, duke eliminuar Korneja, që militon në Ligën e Dytë.
Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa
katalanasit shënuan dy gola në 30 minutat shtesë, për të marrë kualifikimin, falë golave të
Dembele në
minutën e 92 dhe Brethueit në
minutën e 120.
Kujtojmë se
Barcelona humbi 2
penallti gjatë kohës së rregullt, fillimisht me Pjaniç në
minutën e 39’ dhe më pas me
Dembele në
minutën e 80’.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 23:43