Golat në 2013: CR7 39-34 Messi (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë përsa i përket vitit 2013. Ylli portugez i Real Madrid, pas tripletës me Portugalinë ndaj Irlandës së Veriut në Belfast, e ka çuar në 39 numrin total të golave për këtë viti kalendarik. Gjithçka është shënuar në 38 ndeshje duke bërë që mesatarja e tij të jetë e frikshme: 1,02 gola/ndeshje.

Nga ana tjetër, ylli i Barcelonës dhe rivali i viteve të fundit i CR7-ës, Lionel Messi ka shënuar 34 gola në po kaq ndeshje.

Cristiano ka një ecuri për tu admiruar: 21 gola në 20 ndeshje në La Liga, ndërsa në Champions League, Copa del Rey dhe kombëtare ka shënuar 6 gola në po kaq ndeshje.

Por Messi ka statistika më të mira në këtë aspekt: 25 gola në 17 ndeshje në La Liga.

Me pak fjalë, shifrat për këtë vit, deri tani, janë 39-34 për Cristiano Ronaldon. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori