Cristiano Ronaldo dhe ekzekutimi i saktë i penalltive është pothuajse sinonim. Gjatë gjithë karrierës së tij,
portugezi ka mesatarisht një saktësi prej 94% nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Ronaldo ka transformuar në gol 21
penallti të akorduara nga gjyqtarët në favor të Realit të Madridit, për sa kohë ai është pjesë e “Los Blancos” në kampionatin spanjoll, duke qenë kësisoji lojtari i katërt me
penallti të sakta të njëpasnjëshme në historinë e La Liga.
Vetëm Koeman (25
penallti), Kubala (23 penalti) dhe Maranon (23
penallti) kanë rekorde më të larta se
portugezi në këtë drejtim.
Ylli portugez ka tejkaluar tashmë rekordet e Germain (18
penallti) dhe të Puskas (16
penallti).
Cristiano Ronaldo nuk gabon në goditjen e 11-metërshave që prej 5 dhjetorit 2009. /albeu.com/
21 penalltitë e
Cristiano Ronaldos:
Shtuar më 17/02/2012,
ora 11:42