24-vjeçari mendon tërheqjen nga futbolli pas gabimit që bëri në finale (VIDEO)
Është vetëm 24 vjeç, gëzon shëndet të plotë, por po mendon tërheqjen nga futbolli. Arsyeja? Një gabim në ndeshjen e dytë finale të Copa Libertadores, që Lanus e humbi 1-2 ndaj Gremios, që triumfoi me rezultat të përgjithshëm 1-3. Bëhet fjalë për Jose Luis Gomez, mbrojtësin e skuadrës argjentinase, që gaboi në kontrollin e topit në mesfushë, duke i dhënë mundësi ekipit brazialin të shënonte golin e pare nëpërmjet kundërsulmit, kur rezultati vazhdonte të ishte 0-0.

“Po mendoj të tërhiqem nga futbolli. Jam shumë i lënduar, ndihem shumë keq. Ishte një gabim që nuk duhet ta kisha bërë. Vetëm aty e kam mendjen, nuk duhet të më kishte ndodhur. Nuk kalova një mbrëmje të mirë. U kërkoj falje të gjithë tifozëve të Lanusit, të cilët e meriton këtë kupë.”

Gomez është një lojtar i grumbulluar edhe në Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Racing Club. /Albeu.com/
Shtuar më 01/12/2017, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori