4 gola dhe 3 pikë morali për Realin e Madridit (VIDEO)
U duk se do të ishte ndeshja e Valladolid me mënyrën se si e nisi sfidën duke shënuar dy gola të cilët u anulluan nga VAR dhe duke shpërdoruar një penallti, shkruan Albeu.com

Përpos këtyre mundësive të humbura Valladolid do të arrinte të gjente golin e avantazhit ne minutën e 29’ me Anuar Tuhami i cili mer një top fantastik nga Guardiola.

Por goli I Valladolid ndezi skuadrën Realit duke shënuar vetëm 5 minuta më pas me Francezin Varane në minutën e 34’.

Barazimi 1-1 do të ishte rezultati i pjesës së parë për të nisur të dytën aty ku lan të parën me dominimin e Realit dhe vetëm 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë Reali fiton një penallti e cila goditet saktë nga qendërsulmuesi Benzema i cili kalon në avantazh skudrën e tij.

Vetëm 8 minuta më vonë Toni Kroos do të krosonte nga goditja e këndit për të gjetur të lirë Benzema në zonë i cili devijon saktë më kokë për ta çuar topin në rrjetë.

Minuta e 80 do të rezervonte një karton të kuq për Casemiro i cili lë fushën pas 2 të vërdhëve por kjo nuk e pengoi fituesin e topit të artë Luka Modriç të shënonte edhe golin e 4-tët.

Reali mban vendin e 4-tët me 51 pikë ndërsa Valladolid në vendin e 16 me 26 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2019, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori