4 gola por nuk ka fitues në Southampton-Tottenham (VIDEO)
Katër gola në ndeshjen hapëse të javës së 34 të Premier League mes Southampton dhe Tottenham, por pa fitues.

Graziano Pelle kaloi vendasit në avantazh në minutën e 29, por në minutën e 43 Lamela riktheu barazpeshën dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Me fillimin e 45 minutave të dyta italiani Pelle i dha sërish avantazhin Southamptonit në minutën e 65, por pas 5 minutash Chadli barazoi sërish.

Me këtë barazim Tottenham ngjitet në kuotën e 58 pikëve në vend të 5, një më shumë se Suthampton, i cili le për momentin pas Liverpoolin. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2015, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori