4 humbje në 5 ndeshjet e fundit, Chelsea i "fikur" (VIDEO)
Chelsea është mposhtur në ‘Stamford Bridge’, në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë.

Londinezët pësuan nga Bournemouth, me rezultatin minimal 0:1.

‘Blutë’ e Londrës luajtën një ndeshje mjaft të mirë, por konkretizimi i golit mungoi për lojtarët e Frank Lampard.

Ishte Dan Gosling ai që gjeti golin që kishte vlerën e tri pikëve për Bournemouth fal edhe ndihmës së VAR-it.

Me këtë humbje, Chelsea mbetet në kuotën e 29 pikëve, në pozitën e katërt, kurse Bournemouth ngritët në 19 pikë, në pozitën 14-të.


Shtuar më 14/12/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori