4 muaj para Botërorit! Ja si e rreh policia tifozin në Brazil (VIDEO)
Kur jemi rreth 4 muaj larg startit të Kupës së Botës "Brazil 2014" lajmet dhe imazhet që vijnë nga shteti amerikano-jugor nuk janë aspak të bukura. Përveç vonesave me stadiumet dhe infrastrukturën dhe protestave të shumta të qytetarëve brazilianë kundër shpenzimeve të mëdha të qeverisë për këtë kompeticion, tani vjen edhe një video ku policia ushtarake braziliane dhunon një tifoz.

Ngjarja ka ndodhur në fundjavë gjatë ndeshjes Vila Nova-Atletico Goianiense, ku katër policët e kanë shoqëruar tifozin në tualatet e stadiumit ku edhe e kanë goditur në mënyrë çnjerëzore me shkopinj gome. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori