Arsenali është mposhtur 2-1 ndaj
Brighton dhe ka zbritur në vend të 10-të të renditjes me vetëm 19 pikë në 15 ndeshje.
Një tjetër humbje e turpshme e Topçinjve, të
cilët janë në rënie të lirë edhe pas shkarkimit të Emery.
Kjo është ndeshja e nëntë që
Arsenali nuk arrin të marrë një fitore, e pabesueshme.
Që nga minuta e parë
Brighton u duk që kishte ardhur për një betejë dhe ishte i barabartë me
vendasit. Në
minutën e 36’ miqtë gjejnë golin e avantazhit me Webster.
Arsenali mundohet të reagojë dhe pas pushimit gjen golin e barazimit me Lacazette. Futja në fushë e Pepe ka ndryshuar lojën e Topçinjve, sidomos në sulm, por në kërkim të golit të fitores,
Arsenali e ka pësuar sërish.
Pas një aksioni të bukur,
Brighton ka shënuar golin e avantazhit me Maupay në
minutën e 80’. Një gol i merituar i miqve, të
cilët kanë luftuar për çdo top duke luajtur pa frikë ndaj një ekipi gjigant si Arsenal.
Vendasit nuk arritën të reagonin dhe duhet të pranojnë përsëri humbjen.
Shtuar më 05/12/2019,
ora 23:28