Një ndëshkim shumë i rëndë është dhënë për trajnerin e
Galatasaray, Fatih
Terim, me plot 9 javë
pezullim sa i përket kampionatit turk, për shkak të ofendimeve të lëshuara ndaj arbitrit të
ndeshjes me Mersin, të fituar 3-1 me përmbysje nga
Galatasaray.
Një lajm i rëndë ky, që shokon ekipin kryesues në Superligën turke, teksa trajneri më i suksesshëm i Turqisë do të mungojë për 6 javët e mbetura në këtë sezon, si dhe 3 të parat e sezonit të ardhshëm.
Ndërsa dy ndihmësit, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq gjatë
ndeshjes, janë skualifikuar me 2 dhe 1 javë secili.
Një javë e errët kjo për
Terim, pasi në mesjavë u eliminuan edhe nga Champions League, pavarësisht fitores 3-2 me Real Madrid në Stamboll, në çerekfinalen e kthimit. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013,
ora 09:46