A është ky goli më i bukur i shënuar ndonjëherë nga një futbollist shqitar? (VIDEO)
Pëlqej
Benjamin Kololli ka vazhduar shkëlqimin e tij në kampionatin zviceran me Lausannen.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij në udhëtimin e vështirë te Baseli. Por Lausanne arriti t’i befasojë të gjithë dhe të triumfojë 1-2 në fushën e kampionëve aktual të Zvicrës.

Meritë të madhe për këtë fitore kishte edhe Benjamin Kololli, i cili ka arritur të shënoj një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

25-vjeçari goditi për mrekulli nga një distancë rreth 25 metra, ndërsa topi shkoi në këndin e djathtë duke barazuar rezultatin përkohësisht. Goli ndaj Baselit ishte i dyti këtë edicion për Kolollin. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori