Mbrëmje e errët për Cruzeiron, kryesuesen e kampionatit
brazilian të futbollit, e cila u mund në shtëpi 0-2 nga Sao Paolon, në ndeshjen e javës së fundit. Por ajo që nuk është kapërdirë nga tifozët vendas ka qënë edhe rasti i pastër për shënim që ka patur sulmuesi William.
Futbollisti
brazilian duhet vetëm të
shtynte topin drejt portës së
boshatisur por në fakt goditi shtyllën duke mërzitur një stadium të tërë dhe duke habitur komentatorin e ndeshjes. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013,
ora 13:01