Abdurrahman Roza Haxhiu, dëshmori i sportit shqiptar (VIDEO)
Pëlqej
Ai është një dëshmor i futbollit shqiptar. Një goditje e marrë në kokë gjatë luajtuar një miqësore me fanelën e Partizanit në Bullgari do t’i kushtonte jetën disa vite më pas.

Roza Haxhiu është një nga futbollistët më të spikatur shqiptar
Prindërit e quajtën “Abdurrahman”, pseudonimin “Roza” do t’a merrte më pas në rrethana mjaft interesante.

Teksa e vizitonin në vitin e largët 1947, një ekip mjekësh Italian thirrën: Ky qënka si trëndafil (rosa) i bukur.

Që atëherë e thërrisnin “Roza”.

Shkëlqeu me “Besën”, “Dinamon”, “Partizanin” dhe kombëtaren shqiptare.

“Traktori” i Lushnjes e sheh për herë të parë “Kategorinë Superiore” në sajë të punës dhe talentit të tij.

Hungarezi i madh i viteve ‘50, Suza do të shprehej pas ndeshjes: Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit evropian.

Ndërkohë që shënonte sukseset, goditja në Bullgari “rikujtohet”, por kësaj radhe për t’i marrë jetën. Aburrahman Roza Haxhiu ndërroi jetë në maj 1964 duke shënuar një rekord pjesëmarrjeje në mort nga miq dhe sportdashës. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori