Adnan Januzaj te Porto?
Adnan Januzaj, i cili nuk po arrin të jetë pjesë e formacionit të Louis Van Gaal, pritet të largohet nga Manchester United në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat portugeze, 19-vjeçari shqiptar pritet ti bashkohet klubit të famshëm luzitan, Porto deri në fund të këtij sezoni, megjithëse tekniku Julen Lopetegui e ka mohuar për momentin këtë transferim, shkruan "MaisFutebol".

"Ne duam fitoren në ndeshjen e radhës në Penafiel. Kjo është ajo që na shqetëson me të vërtetë", ka thënl ai kur është pyetur për Januzajn.

Real Sociedad, Aston Villa, Everton, Juventusi dhe PSG janë disa prej klubeve të tjerë që interesohen për shërbimet e Adnan Januzajt. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori