Agim Ibraimi shënon dy gola ndaj izraeliëve dhe feston duke rënë në sexhde (VIDEO)
Pëlqej
Agim Ibraimi
Vazhdojnë ndeshjet e mira dhe paraqitja e suksesshme të Agim Ibraimit me ekipin e Mairborit në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e fundit kundër ekipit të Maccabi Tel Aviv në xhiron e tretë kualifikuese, sulmuesi tetovar Agim Ibraimi ka shënuar dy gola në Izrael me çka i siguroi një rezultat të barabartë 2:2 ekipit të Mariborit.

Të parët në avantazh kaluan sllovenët me golin e Ibraimit në minutën e 35 për 0:1, më pas vendasit e rikthyen rezultatin fillimisht me Ben Haim në minutën e 42 dhe Ben Basat në të 53, por ishte Agim Ibraimi që “goditi”, izraelitët një minutë me vonë në minutën e 54. Momenti më interesant dhe që tërheq vëmendjen është kur Agimi shënoi golin dhe bie për të bërë Sexhde. /RadioVala
Shtuar më 07/08/2014, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori