Aguero bën Messin, Argjentina mposht Bosnjen (VIDEO)
Argjentina mund të fitojë edhe pa Lionel Messin. Këtë gjë "Albicelestet" e treguan edhe në miqësoren e fundit ndaj Bosnje Hercegovinës duke fituar pastër 2-0 në "Busch Stadium", St. Louis. Një dy-golësh i sulmuesit të Manchester City-t, Sergio Aguero, i mjaftoi skuadrës së Alejandro Sabellas të marrë fitoren e rradhës.

Argjentina zhbllokoi rezultatin në minutën e 40 duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, ndërsa goli i dytë erdhi 15 minuta pas startit të pjesës së dytë. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2013, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori