"Air Albania Stadium" inagurohet me humbje, Shqipëria dorëzohet përballë Francës (VIDEO)
Shqipëria i ka mbyllur me humbje kualifikueset e "Euro 2020".

Kuqezinjtë kanë inaguruar "Air Albania Stadium" me disfatën 2-0 ndaj Francës, me kampionët e Botës që konfirmohen forcë e parë në grupin H të kualifikueseve të Euro 2020.

Në një stadium të tejmbushur, Tolisso dhe Griezmann gjetën fundin e rrjetës, duke i dhënë fitoren e tretë në grup Francës.

Pas 10 takimeve, "gjelat" numërojnë 25 pikë, ndërkohë që "shqiponjat" kuqezi e mbyllin në vendin e katërt me 13 pikë.
Shtuar më 17/11/2019, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori