Aksident i frikshëm i Alonsos, makina e tij fluturon në ajër (VIDEO)
Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1 nuk ka shkuar ashtu siç pritej pasi që në kthesën e parë është shkaktuar një kasident i rëndë.

Në sekondat e para të fillimit të garës pikërisht në kthesën e parë, Renault e Leclerc nuk arrin të frenojë si duhet duke goditur nga pas spanjollin e McLaren, Fernando Alonso.

Makina e Alonsos më pas është përplasur me atë të Nico Hulkenberg, duke e mushur pistën me tym dhe me pjesë të makinave të dëmtuara.

Fatmirësisht në këtë aksident asnjë nga pilotët nuk pëson dëmtime të rënda.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2018, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori