Aksident i frikshëm, Valentino Rossi në spital (VIDEO)
Pëlqej
Frikë për Valentino Rossin në Çmimin e Madh të Aragonas. Piloti italian i Yamahas po luftonte për vendet e para në klasifikim kur doli nga rruga dhe ra shumë keq mbi asfaltin e pistës. Piloti nuk u ngrit pas aksidentit, ndërsa u dërgua në klinikë për kontroll më të hollësishëm.

Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", dyshohet për një dëmtim në kokë duke parë edhe mënyrën e rënies.

Para Rossit ra edhe Andrea Iannone i Ducatit në një aksidenti pothuajse të ngjashëm, por fatmirësisht doli nga pista duke ecur vetë. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori