Aksident i tmerrshëm, akrobatja bie nga lartësia gjatë shfaqjes (VIDEO)
Pëlqej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një cirk në Rusi, ku një akrobate ka rënë nga lartësia gjatë shfaqjes.

Akrobatja ishte duke u ngjitur në lartësi, nëprmjet një cope mëndafshi, ku pas një lëvizje të rrezikshme duart i kanë rrëshqitur dhe ka përfunduar në tokë.

Yana, 19 vjeçe, u rrëzuar nga një lartësi ku poshtë saj nuk kishte ndonjë rrjete mbrojtëse për ta pritur.

Ajo mbeti pa vetëdije dhe stafi i cirkut shihet se nxituan për t’i dhënë ndihmë dhe e dërguan në spital.

Fatmirësisht ajo tani është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse ka pësuar disa thyerje brinjësh. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori