Aksident spektakolar në Rally Dakar, protagonist dy herë kampioni i F1 (VIDEO)
Dy herë kampioni i Botës në Formula 1, Fernando Alonso ka kaluar një moment frike në garën Rally.

Teksa po drejtonte makinën e tij tip "Toyota Hilex", spanjolli u përplas fort me një dunë për tu rrotullisur më pas në rërë. Gjithçka ndodhi në kilometrin e dytë të fazës së 10-të, Alonso iu afrua një dune me rërë në një kënd mjaft delikat, duke hedhur në ajër makinën e tij.

Pavarësisht aksidentit të frikshëm, as Alonso dhe as bashkëpiloti i tij, Marc Coma nuk pësuan lëndime. Por ky aksident solli vonesë në xhiron e tyre, me Alonson që e mbylli garën 68 minuta pas kryesuesit, Carles Sainz.

Aktualisht, Alonso dhe shoku i tij pozicionohet në vendin e 52-të në klasifikimi e përgjithshëm, shumë larg pritshmërive që 38-vjeçari i kishte vënë vetes para se të merrte pjesë në Rally.
Shtuar më 15/01/2020, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori