BOMBAT E TAHIRIT/ A shkon ish-ministri deri tek Rama?
Saimir Tahiri tregoi dje gjatë mbrojtjes së tij para trupës së gjykatësve të Gjykatës së Krimeve të Rënda se nuk është një llokmë e lehtë që mund të kapërdihet, nga ata që ai i quajti "forca jashtë sistemit të drejtësisë që po bëjnë këtë skenar".

Pavarësisht se nuk e thotë me emër dhe mbiemër edhe pse u pyet në mënyrë të drejtpërdrejt nga gazetarët se kush po ja bëntë këtë "kurth" Tahiri në fjalën e tij përmendi dy ministra të Ramës. Njerën me emër dhe mbiemër dhe tjetrën shkarazi.

Tahiri tha se kishte njoftuar Mimi Kodhelin se radarët nuk punonin dhe kjo ishte njëkohësisht një akuzë e rëndë dhe një sinanjl i fortë njëkohësisht ndaj të besuarëve të Ramës dhe Ramës vetë se nuk do të lejonte të sakrifikohej pa kosto.

Fill pas kësaj, Mimi Kodheli e pa të domosdoshme të fliste pas akuzave të forta të Tahirit që mund të bëjnë që prokurorët ta pyesin edhe ish-ministren e Mbrojtjes nëse ka rol në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Në një intervistë të dhënë tek Neës 24, Kodheli sulmoi Tahirin duke thënë se fjalët e tij janë një "goditje nën brez" dhe se nuk duheshin marrë me rendësi.

“Këto gjuajtjet nën brez, 'e kam njoftuar, e dinte Mimi, i kam nis shkresa', jane jasht cdo diskutimi... tha Kodheli duke dashur kështu që t'i kthejë reston Tahirit, ndërsa e gjithë kjo tregon se maxhoranca po vlon nga brenda pas 6 vitesh pushtet.

Krahas Kodhelit, Tahiri përmendi shkarazi edhe Etilda Gjonajn apo Arbian Maznikun me koston e fjetjes në hotelet e botës duke thënë se fatura më e lartë e tij ishte 150 euro nata.

Në këtë mënyrë, edhe pse nuk e pranoi publikisht, Tahiri i dha një mesazh të fortë ish-shefit të tij se nuk e ka problem t'i "djegë" ministrat apo ish-ministrat e tij.

Jo më kot, Kodheli vrapoi për të dhënë versionin e saj të historisë, pasi e kupton se Tahiri nuk e ka problem të merret edhe më të nëse rrezikon burgun "nga forca jashtë sistemit të drejtësisë".

Pyetja është, nëse Tahiri do të shkojë më sipër, pra tek Rama me akuzat e tij, apo do të qendrojë vetëm në nivel ministrash dhe ish-ministrash? Duket se kjo do të varet nga vendimi i gjykatës, e ndikuar gjithnjë sipas tij nga "forca jashtë sistemit të drejtësisë", ndërkohë që prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për të. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori