Alves përlotet: Ky është fundi i ëndrrës sime (VIDEO)
Dani Alves në ceremoninë e festimit të dy titujve në Camp Nou në fjalimin që mbajti u shpreh shumë i emocionuar.

“Ndoshta ky është fundi i ëndrrës time, por unë gjithmonë do jem një nga ju”, është shprehur Dani Alves.

Pas plot tetë viteve, mbrojtësi brazilian, Dani Alves, nuk do të rikthehet në Barcelonë pas pushimeve verore, ai është në kërkim të një skuadre të re. Zyrtarët e Kampionëve të Spanjës edhe zyrtarisht konfirmuan se 33 vjeçari ka vendosur të largohet në ‘Camp Nou’.

Po ashtu u kuptua në ceremoninë e festës së titujve në ‘Camp Nou’, ku Alves me lot në sy bëri një fjalim emocionues derisa disa nga fjalët ishin ‘Ndoshta ky është fundi i ëndrrës time, por unë gjithmonë do jem një nga ju”.

Që nga transferimi nga Sevilla në vitin 2008, Alves ka fituar 23 tituj me Barcelonën. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori