Anderlehti i Hasit humbet 3 penallti me 3 lojtarë të ndryshëm (VIDEO)
Anderlehti i Hasit, për Librin Guinness... Një histori për film, por që është bërë realitet këtë të diel, në sfidën e skuadrës së drejtuar nga trajneri shqiptar, kundër Meshelenit.

Besojeni apo jo, por ekipi i tij ka humbur 3 penallti të ekzekutuar nga 3 lojtarë të ndryshëm. Anderlehti, që në minutën e shtatë humbi penalltinë e parë me mesfushorin Praet.

Shtatë minuta më vonë, tjetër penallti dhe këtë radhë e humbet sulmuesi Okaka, i njohur për ata që ndjekin Serinë A italiane, pasi ka luajtur edhe me Romën.

Okaka në minutën e 55-të shënoi për Anderlehtin, ndërsa në minutën e 89-të mesfushori Tielemans humbi edhe penalltinë e tretë./Albeu.com/
Shtuar më 05/10/2015, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori