Arbitri jep 4 penallti, futbollistët braktisin ndeshjen (VIDEO)
Mediat holandeze kanë ngritur dyshime të mëdha për trukim lidhur me dy ndeshjet miqësore ADO Den Haag-Skënderbeu (2-0) dhe Standart–Heerenveen (2-0). Këto media i referohen një konstatimi të bërë nga Qendra Ndërkombëtare e Sigurisë për Sportin (ICSS).

Eksperti i kësaj të fundit ka deklaruar në "Nltimes.nl" se dyshohet se në Spanjë është një rrjet i organizuar, që merret posaçërisht me trukimin e ndeshjeve dhe se këtë herë janë përfshirë në mënyrë të pavetëdijshme edhe dy skuadra holandeze.

Sipas tij, ka pasur lëvizje të frikshme kuotimesh pak minuta përpara golave të shënuar nga ADO Den Haag. Eksperti i basteve thotë se në lojë janë edhe gjyqtarët.

Në videon e mësipërme tregohet qartë se si arbitri akordon 4 penallti skandaloze në favor të Standartit, të cilat detyrojnë futbollistat e Heerenveen-it të braktisin edhe ndeshjen. /albeu.com/


Shtuar më 14/01/2015, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori