Argjentina, fitorja e dytë radhazi pa Messin (VIDEO)
Argjentina fiton miqësoren e dytë rradhazi brenda pak ditëve. Pasi fitoi përballë El Salvador, të besuarit e Gerardo Martinos mposhtën edhe Ekuadorin në "MetLife Stadium" të New Jersey-it, me rezultatin 2-1.

Golat për Argjentinën mbajnë firmën e Agueros në minutën e 8 dhe Javier Pastores në të 58-ën, ndërsa për Ekuadorin barazoi përkohësisht në minutën e 24 Miller Bolanos, transmeton Portali Albeu.

Lionel Messi nuk u aktivizua as në këtë ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori