Argjentina ngec në shtëpi, Ekuadori ia del në majat e Bolivisë (VIDEO)
Argjentina gjeti barazimin e parë në eliminatoret e Botërorit 2022. Mëngjesin e sotëm me orën tonë Messi me shokë u ndalën me shifrat 1-1 në shtëpi nga Paraguai.

Këta të fundit e kanë treguar edhe më parë se janë një skuadër e vështirë dhe ia bënë të pamundur Argjentinës të arrinte të merrte tre pikët e radhës.

Çdo statistikë foli për skuadrën e Scalonit, por vetëm golat mbetën të barabartë. Argjentina e tentoi plot 15 herë portën dhe mbajti thuajse 70% sferën në zotërimin e saj.

Në ndeshjen tjetër Ekuadori ia doli të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në të ftohtin dhe lartësinë e madhe të Bolivisë. Stadiumi “Hernando Siles”, ku u zhvillua ndeshja e djeshme është 3637 metra.

Përtej gjithë vështirësive, Ekuadori ia doli të fitojë me shifrat 2-3, pas një ndeshje shumë të bukur dhe me emocione. Argjentina vijon të mbajë kreun e renditjes me 7 pikë, por mund të parakalohet Brazili, që ka një pikë dhe një ndeshje më pak.

Kualifikueset e Qatar 2022
Argjentinë-Paraguai 1-1
Shënues: Romero (pen) 21’, Gonzales 41’
Bolivi-Ekuador 2-3
Shënues: Arce 37’, Moreno 60’/ Caicedo 46’, Mena 55’, Gruezo (pen) 88’
Shtuar më 13/11/2020, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori