Argjentina pa Messin fiton me Lavezzin (VIDEO)
Pëlqej
Edhe pse të kualifikuar tashmë dhe pa yllin e saj Lionel Messi Argjentina sërish vazhdon të fitojë në grupin eleminator të Amerikës së Jugut. "Albicelestet" kanë triumfuar 3-1 përballë Perusë në ndeshjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm falë një dopiete të Ezequiel Lavezzit dhe një goli të Rodrigo Palacios.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Claudio Pizarro që në minutën e 21 por avantazhi i tyre zgjati vetëm dy minuta pasi ylli i PSG-së barazoi në minutën e 23.

Por Lavezzi nuk u ndal këtu: në minutën e 35 ai shënboi edhe golin e dytë duke i mbyllur 45 minutat e para në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë Rodrigo Palacio do të realizonte edhe golin e tretë duke vulosur kështu edhe rezultatin final të takimit. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori