Aromë titulli për Galatasaray, gol me "tika-taka" përballë Besiktas (VIDEO)
Në "Turk Telekom Arena" po zhvillohet derbi i madh mes Galatasaray dhe Besiktas, teksa pjesa e parë është mbyllur në avantazh të skuadrës vendase, pas golit të Onyekuru në minutën 44’.

Një ndeshje që nuk mund të niste me një ritëm normal. Një atmosferë e zjarrtë në shkallët e stadiumit, teksa tifozët dhurojnë spektakël.

Në të njëjtën mënyrë iu përgjigj edhe skuadra në 45 minutat e para, duke shënuar një gol kryevepër, me pasime të sakta, të një kalibri të lartë, derisa mesfushori me tipare sulmuese nuk e pati të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2019, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori