Arratiset Partizani, 3 gola për 3 pikë ndaj Teutës (VIDEO)
Demat e Kuq kanë arritur të marin një fitore shumë të rëndësishme përballë një kundërshtari direkt si Teuta.

Partizani dominoi totalisht këtë ndeshjen ku edhe shënuan tre gola.
Sfida do të zhbllokohej shumë shpejt që në minutën e 4’ me Bruno Telushin i cili ekzekuton shumë bukur një goditje dënimi duke e dërguar topin në rrjetë.

Minuta e 30’ do të rezervonte një penallti për vendasit e marë nga Asani pas një depërtimi drejt zonës pengohet nga Kallaku.

Penalltinë do ta merte përsipër mesfushori Ardit Hila i cili tregohet i saktë përballë Isli Hidit.

Rezultati 2-0 do qëndrote deri në minutat e fundit të lojës ka pas një kundërsulmi të Partizanit në minutën e 90’ Çinari do të vuloste ndeshjen me golin e 3-të.

Partizani ngjitet në kuotën e 53 pikëve i ndjekur nga Kukësi me 44 pikë dhe Teuta 40 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori