Arsenal barazon dhe ruan kreun (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali nuk arritur të fitojë por të paktën ka arrit të nxjerr një pikë nga ndeshja e vështirë me West Bromwich në The Hawthorns, e cila mbaroi me rezultat 1-1.

Në minutën e 42-të Artetan shënoi me kokë për West Bromwich pas një krosimi të Amalfitanos.

WBA vazhdoi të kishte shanse edhe në minutat e para të gjysmës së dytë, por nuk arriti t’i konkretizojë ato.

Barazimi për Arsenalin erdhi në minutën e 63-të përmes Jack Wilshere.

Pas kësaj xhiroje, Arsenali kryeson në tabelën e Ligës Premier me pikë të barabarta me Liverpoolin që gjendet një pozitë më poshtë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori